“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje
Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e mdiave ndërkombëtare për turizëm. Këtë radhë vëmendjen e kanë tërhequr Alpet shqiptare me veçantinë e tyre. Prestigjozja britanike The Time e rendit Valbonën një ndër 11 destinacionet më të bukura në Europë për të gjithë ata turistë që pëlqejnë aventurën dhe ecjen në natyrë. Sipas The Times shkëmbinjtë e pjerrët dhe shkëmbinjtë gëlqerorë të zhveshur i bëjnë Malet e Nemuna të Shqipërisë të kujtojnë Dolomitet madhështore të Italisë. Ndryshe nga Evropa Perëndimore, këtu natyra mbetet e paprekur dhe popullsia është e rrallë. Aktualisht zona mbrohet dhe është pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë, duke ruajtur infrastrukturën tradicionale dhe fshatrat e izoluara – që i japin aventurës një ndjesi autentike. Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë; dhe ndjesia...
Burimi:
javanews.al