Vaksinimi HPV nis edhe te djemtë! Epidemiologia: Ndihmon në parandalimin e kancerit
Duke filluar nga 5 janari, në qendrat shëndetësore të vendit ka nisur edhe vaksinimi i djemve 13-vjeçarë me kundër Human Papilloma Virus, vaksinë e futur tashmë në kalendarin kombëtar. Vendimi për ta bërë të detyrueshëm injeksionin edhe për djemtë, sipas epidemiologëve, synon parandalimin e disa llojeve të kancerit të lidhura me HPV-në, ndërsa te vajzat vaksina mbron kryesisht nga kanceri i qafës së mitrës. “Por në fakt papiloma virus është e dëmshme jo vetëm te vajza, por dhe te djemtë. Të djemtë shkakton probleme serioze duke shkaktuar në disa raste kancer të organeve gjenitale, një organ të traktit urogenital, kancer të faringit, domethënë dhe ata kanë shumë pasoja nga Human Papiloma virus. Por jo të gjithë Human Papiloma virus në momentin që futen në organizëm shkaktojnë probleme”, tha epidemiologia Rovena Daja. Sipas epidemiologes, prindërit janë informuar përmes fushatave sensibilizuese, por...
Burimi:
javanews.al