“Vajzat me rezultate më të larta se djemtë”, raporti i QSHA: 8.6% e studentëve ekselentë

“Vajzat me rezultate më të larta se djemtë”, raporti i QSHA: 8.6% e studentëve ekselentë

Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që përfundojnë studimet e larta në krahasim me djemtë. Kjo tendencë pasqyron përpjekjet e suksesshme për të nxitur pjesëmarrjen e grave në arsim. Raporti i Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka kryer një analizë të thelluar për të rinjtë që ndjekin studimet e larta dhe prej saj rezulton se vajzat e regjistruara në universitete kanë mesatare më të larta sesa djemtë. Nga një panoramë e përgjithshme vihet re se ekselentët përbëjnë vetëm 8.6% të studentëve të regjistruar. Pjesa më e madhe e të rinjve përzgjedhin të ndjekin studimet e larta në universitetet publike. Konkretisht, për vitin akademik 2024–2025, Universiteti i Tiranës rezulton me numrin më të madh të studentëve të regjistruar, i...