“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës
Iniciativa e futjes së ushqimit në shkolla nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës, e cila nis pilotimin këtë muaj, shihet nga ekspertët e shëndetit publik me efekte pozitive shumëdimensionale. “E para, sepse fëmijët marrin energjinë e nevojshme gjatë kohës që rrinë aty. E dyta, është se ky ushqim do të konsumohet në mënyrë kolektive, duke forcuar kështu edhe marrëdhëniet e tyre sociale, duke ndihmuar edhe psikologjikisht për fëmijët. Do të kenë akses të barabartë, që do të thotë se luftohen pabarazitë,” shprehet e sigurisë ushqimore, Jolanda Hyska. Për ta, ky është një hap konkret parandalues drejt menaxhimit të peshës dhe obezitetit tek fëmijët. “Nuk do të jetë një ndërhyrje pasive ku thjesht do të ofrohet ushqimi, por do të shoqërohet me shumë materiale...
Burimi:
javanews.al