Urgjenca Kombëtare për festa, Brataj: Masa dhe ekipe të shtuara, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarrët
Qytetarët po bëhen gati për natën e ndërrimit të viteve, ndërsa spitalet dhe shërbimi i urgjencës ka gati planin për çdo situatë dhe emergjencë në ditët e festave. Kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tregon për masat e shtuara të ekipeve të urgjencës ku grupe të posaçme do të ketë edhe pranë shesheve festive natën e vitit të ri. “Janë forcuar ekipet, janë shtuar, janë shtuar materialet, janë shtuar medikamentet dhe sigurisht ne si urgjencë kemi dhe detyrë për gjithë sheshet e qyteteve që kanë festën, që shtojmë nga një ekip shtesë vetëm për sheshet ku do të bëhen këto koncerte dhe sidomos ai ndërrimi i viteve në orën 12:00 që është pak kritik edhe për ne veç faktit që njerëzit fatmirësisht dalin në shesh dhe festojnë...
Burimi:
javanews.al