Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitetet, rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, ndërkombëtarizimin dhe fleksibilitetin e programeve. Aktualisht, rënia e numrit të studentëve dhe mospërputhja me tregun e punës e kanë kthyer sistemin në një “treg diplomash” pa ndikim real në ekonomi. Me gjysmën e stafeve akademike që punojnë me kohë të pjesshme dhe 49% të universiteteve që dështojnë në kërkimin shkencor, ndryshimet mbeten të vështira. Vetëm 66% e të diplomuarve të rinj punësohen, ndërsa 40% e tyre ushtrojnë profesione jashtë profileve përkatëse. Ja sfidat e studimeve “low cost” në Shqipëri. Universitetet po rezultojnë hallka më e dobët e sistemit arsimor në vend. Rënia e numrit të studentëve dhe rritja e fondeve nuk po...