UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

UNESCO ka propozuar një projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, i cili po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga dominimi i shkrimit digjital dhe përdorimi masiv i tastierave dhe ekraneve. Ekspertët theksojnë se shkrimi tradicional me dorë nuk është vetëm një aftësi e fituar, por një element thelbësor antropologjik në zhvillimin njerëzor. Megjithatë, me përhapjen e teknologjisë, kjo praktikë po zëvendësohet gradualisht nga shkrimi digjital, ndërsa mësimdhënia e bukurshkrimit ka humbur rëndësinë e saj në shumë sisteme arsimore. Mësuesja e ciklit fillor, Mimoza Xhindi, shprehet se teknologjia ka ndikuar ndjeshëm në rënien e cilësisë së shkrimit te fëmijët. “Ka humbur sensi i shkrimit të bukur. Dikur bënim diktim çdo ditë nga klasa e parë deri në të pestën. Sot fëmijët po humbasin...