Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit
Rritja e çmimit të karburanteve ka vënë në vështirësi drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët edhe në Elbasan. Disa linja të transportit interurban kanë rritur tashmë çmimin e biletave, si pasojë e shtrenjtimit të naftës. Megjithatë, barra më e madhe bie mbi qytetarët, të cilët përballen çdo ditë me kosto më të larta udhëtimi. Shoferët e linjës Elbasan-Durrës dhe anasjelltas shprehen se aktualisht po operojnë me humbje, por vijojnë punën për të mos e humbur vendin e punës. Sipas tyre, nëse situata vazhdon e njëjtë, falimentimi është i pashmangshëm, edhe në rast të rritjes së mëtejshme të çmimit të biletës. Përballë kësaj gjendjeje, operatorët kanë nisur të reduktojnë flotën e autobusëve, raporton gazetari Fatos Salliu. Ndërkohë, rritja e çmimeve rëndon drejtpërdrejt mbi xhepat e qytetarëve. Shumë...
Burimi:
javanews.al