U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

Teksa nuk kishte marrë ende detyrën nga paraardhësi i tij, Altin Dumani, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho u përball me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë teksa shkoi në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar leje për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Detyrën përmes një ceremonie e mori tre ditë më pas. Në një prononcim për Birn ai tregon se kush do të jenë prioritetet në drejtimin e SPAK, institucionit që ka besueshmërinë më të lartë dhe të mbështetur fort si nga SHBA-ja ashtu edhe nga BE-ja. Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”. “Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet...