U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)
Ende ka tym në rrënojat që la pas zjarri i mbrëmjes së 8 janarit në magazinat në tregun industrial ish-Uzina Dinamo, në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Gjithçka e shkrumbuar dhe dëmi miliona euro. Këtë të diele të 11 janarit, vendin e tregtarëve e kanë zënë fadroma dhe punonjësit e zjarrfikëseve që janë ende në vendngjarje.Zjarri, nisi në një magazinë, dhe u përhap më tej me shpejtësi në të gjithë Kapanonin B, duke bërë që brenda 3 orëve të shkrumbonte atë, dhe të depërtonte edhe tek Kapanoni A. Ky është korridori që ndante 2 kapanonet. Ndoshta siç thonë tregtarët jashtë kamerave zjarri nuk do ta kishte shkatërruar siç ndodhi kapanonin A nëse korridori ndërmjet 2 kapanoneve nuk do të ishte i mbushur me mallra. Flitet...
Burimi:
javanews.al