Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Tyrbja e Abaz Aliut mbulohet nga bora, pamjet magjepsëse nga Mali i Tomorrit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga Mali i Tomorit, ku reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë skalitur forma spektakolare në këtë vend të shenjtë. Siç shihet edhe nga pamjet e shpërndara nga kreu i qeverisë, tyrbja e Abaz Aliut në majën e malit, në lartësinë 2417 metra mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit është e mbuluar nga bora duke ofruar këtë fillim viti një pamje magjepsëse. “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje fantastike nga Mali i Tomorrit, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Mali i Tomorrit përveçse një kult besimi, konsiderohet edhe një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës. Besimtarë nga i gjithë Ballkani kryejnë pelegrinazh në tyrben e Abaz Aliut, e cila tërheq çdo vit qindra vizitorë.