Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.4 ton produkte pas kontrolleve në tregun Agro-Ushqimor. Sipas njoftimit të AKU u kryen kontrolle në 5 subjekte të planifikuara për inspektim, ku si rezultat u bllokuan: 197.5 kg produkte të pasigurta (djathë kaçkavall dhe fruta të thata) dhe 2214.2 kg produkte pa etiketë ose me etiketim të parregullt (sallam dhe fruta të thata). Sakaq AKU bën me dije se për shkeljet e konstatuara u vendosën 7 gjoba në vlerë totale prej 1,600,000 lekësh. Njoftimi i AKU: Kontrolle në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë – Bllokohen mbi 2.4 ton produkte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas një denoncimi të ardhur në adresën zyrtare dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, zhvilloi kontrolle në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore...