Travelbinger: Riviera shqiptare, alternativa e Mesdheut, pushimet kushtojnë 70% më pak se Italia

Travelbinger: Riviera shqiptare, alternativa e Mesdheut, pushimet kushtojnë 70% më pak se Italia

Shqipëria po fiton vëmendje si një destinacion i ri mesdhetar, me më pak turma turistësh dhe me çmime më të ulëta. Revista amerikane e udhëtimeve “Travelbinger”, në vend të Italisë, sugjeron Shqipërinë si një destinacion gati 70% më pak të shtrenjtë dhe me një eksperiencë të ngjashme mesdhetare. Një nga asetet më të forta të vendit është Riviera Shqiptare, që shtrihet nga Vlora deri në Sarandë, me mbi 120 kilometra vijë bregdetare. Ujërat e kristalta të Jonit, plazhet e paprekura dhe fshatrat bregdetare me atmosferë të qetë po e kthejnë këtë zonë në një nga destinacionet më të kërkuara në Europën Juglindore. Plazhet shqiptare krahasohen shpesh me ato të Greqisë apo të rivierës italiane, por me çmime dukshëm më të ulëta. Ekspertët e turizmit sugjerojnë...