Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se vijon punën për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes thjeshtimit dhe lehtësimit të proceseve të brendshme institucionale. “Prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative. Të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues. Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar. Procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në...