Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Ka vende ku natyra të jep zgjidhjen dhe shteti krijon problemin. Tragjasi është një prej tyre. Një burim që, sipas matjeve zyrtare, mban prurje të mjaftueshme edhe në muajt më të thatë të vitit për të furnizuar bregdetin jugor, është kthyer sot në arenë frike, keqinformimi dhe heshtjeje institucionale. Një fshat i vogël është bindur se po i merret uji, ndërsa një rajon i tërë po vuan mungesën e tij. Dhe kështu, ajo që duhej të ishte zgjidhje teknike për Jugun, është shndërruar në një tragjedi që flet më shumë për mënyrën si vendosim, sesa për mënyrën si na ka pajisur natyra. Në jug të Shqipërisë ekziston një paradoks që nuk i përket natyrës. As gjeografisë. I përket vendimmarrjes. Masivi karstik i Tragjasit mban rreth...