Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Mbrëmjen e sotme, 13 mars, është regjistruar një trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Me qindra mjete kanë mbetur në radhë që nga dalja e tunelit e deri në Bradashesh. Trafiku është rënduar për shkak edhe se shumë makina i drejtohen Elbasanit me rastin e Ditës së Verës. Por kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë. Çdo fundjavë situata përsëritet, teksa qytetarët që shkojnë drejt Elbasanit dhe më tej, drejt juglindjes për të pushuar në fundjavë, përballen me trafik të madh duke pritur me orë të tëra.