Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Tortura e pagjumësi”, ish-deputeti i PS tregon si rekrutohen forcat speciale amerikane
Ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, Denis Deliu, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan detaje të rralla mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten forcat speciale amerikane, duke theksuar se ka qenë pjesë e njësisë elitare DELTA. Deliu foli për përgatitjen fizike dhe psikologjike nga më ekstremet, operacionet e famshme amerikane dhe mentalitetin e këtyre njësive. Sipas tij, forcat speciale amerikane i nënshtrohen një procesi shumë të ashpër përzgjedhjeje dhe stërvitjeje, ku testohen jo vetëm aftësitë fizike, por edhe qëndrueshmëria mendore. “Janë të përgatitur për çdo skenar. Bëjnë stërvitje nga më ekstremet, duke kaluar teste pagjumësie dhe situata të ndryshme, sepse ata gjithmonë mendojnë dhe përgatiten për më të keqen, përfshirë edhe rastin e marrjes peng”, u shpreh Deliu. Deliu foli edhe për aspektin e përgatitjes...