Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

Fermerët prej kohësh kanë ngritur si ankesë madhore mbiprodhimin dhe mospasjen e një tregu për të shitur. Bëhet fjalë për tonelata me patate, qepë e të tjera produkte stok që fermerëve shqiptarë u kanë mbetur pa shitur.  Në “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ishte i ftuar Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit shqiptar ndërsa në lidhje direkte ishte eksperti i bujqësisë Eduart Sharka dhe fermeri nga Maliqi Julian Guri. Për tonelatat stok, Agim Rrapaj nxjerr si shkaqe kryesore subvencionet, TVSH-në 20%, e cila gjithashtu rëndon mbi prodhuesin dhe ekonominë jo të formalizuar duke mos i dhënë garanci dhe mbështetje fermerit.  “Riciklohet problemi sa herë që konjunktura ndërkombëtare e atyre që prodhojnë në vendet përreth nesh apo në Evropë është pozitive. Domethënë që në bursën e patates çmimi ka dalë i ulët, ata janë agresivë në eksport dhe kjo bën që...