Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit
Një dekadë më parë, Shqipëria ishte në lajme për çmimet e larta të biletave të avionëve, që ishin mesatarisht mbi 200 euro për një udhëtim vajtje-ardhje. Në rajon, sidomos në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, hyrja e operatorëve me kosto të ulëta, kishte bërë që çmimet e biletave të ishin më të lira, edhe nën 100 euro. Shumë shtetas shqiptarë nuk “përtonin” t’i hipnin makinës në grupe e të shkonin në Shkup, Podgoricë, apo dhe Prishtinë për të udhëtuar në Europë. Edhe agjencitë turistike e përdornin rajonin për udhëtime turistike, si në Barcelonë nga Shkupi, duke siguruar dhe transportin me autobus deri në aeroportin e shtetit fqinjë. Tashmë situata ka ndryshuar tërësisht. Mund të ndodhë shpesh që në avion teksa udhëton nga apo...
Burimi:
javanews.al