“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

Udhëtimi nuk ka pse të rëndojë mbi xhepat tuaja – mjafton të zgjidhni destinacionet e duhura për të përjetuar aventura të paharrueshme pa sakrifikuar argëtimin, shkruan John Bills në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time Out”. I konsideruar si një nga lukset më të mëdha të jetës, udhëtimi tashmë nuk është privilegj vetëm i turistëve me buxhet të lartë. Për fat të mirë, për aventurierët që kërkojnë të kursejnë, në mbarë globin ka destinacione që ofrojnë përvoja magjepsëse, kulturë të pasur dhe çmime të përballueshme. Evropa, shpesh e perceptuar si e shtrenjtë, fsheh alternativa miqësore për portofolin. Sipas vlerësimeve, gjashtë vende në kontinent renditen ndër më ekonomiket për t’u vizituar, duke ofruar kombinimin ideal mes kostos dhe eksperiencës. Ndërkohë që Evropa Perëndimore...