Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu
Këtë të mërkurë, më 24 dhjetor, është themeluar Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, pas një procesi të gjatë konsultimesh mes prokurorëve nga të gjitha zyrat e prokurorive në vend. Po ashtu, kryetar i Shoqatës së Prokurorëve në mandatin e parë është zgjedhur prokurori Gëzim Spahiu. Shoqata është krijuar në përputhje me ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, jofitimprurëse dhe e pavarur. Kjo është organizata e parë e këtij lloji që ngrihet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke vepruar brenda kornizës së re kushtetuese dhe ligjore të sistemit prokurorial. Ajo synon të ofrojë një strukturë të qëndrueshme dhe të organizuar, e cila do të shërbejë si një...