The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

Shtimi i fluturimeve low-cost nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë ka rritur mundësinë e aksesit për turistët britanikë, duke e bërë më të lehtë që të eksplorojnë Shqipërinë. Sipas të përditshmes britanike “The Standard”, pasagjerët nga Britania e Madhe do të mund të fluturojnë për në Tiranë nga aeroportet lokale në Birmingham dhe Liverpool. Ndërkohë, në shkrim janë ndarë disa rekomandime lidhur me aktivitetet që mund të bëhen në Shqipëri, qytetet dhe vendet që mund të vizitohen, por edhe restorantet më interesante që rekomandohen edhe nga “Tripadvisor”. Tirana, qyteti më i madh i Republikës së Shqipërisë, ka një klimë të butë mesdhetare, një mori kishash të bukura dhe xhami të vjetra. Shijoni një shëtitje në qendër, midis ndërtesave si Xhamia e Et’hem Beut e vitit...