Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike
1 042 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në shtatë bashki të Qarkut Elbasan si pasojë e mbizotërimit të motit të keq dhe problemeve të shkaktuara në rrjetin elektrik. Sipas të dhënave zyrtare nga Rajoni Elbasan, disa fidra dhe kabina elektrike kanë dalë jashtë funksionit, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji në zona të ndryshme, kryesisht rurale dhe malore. Nga rreth 115 mijë abonentë që administrohen në këtë rajon, aktualisht pa energji rezultojnë 1 042 abonentë. Në Bashkinë Librazhd, fidri nr. 4 i Nënstacionit (NST) Librazhd ka mbetur jashtë pune, ndërsa katër kabina janë prekur nga defektet, duke lënë pa energji 113 abonentë në zonat Vilan, Sopot dhe Qafë Dardhë. Situata paraqitet më problematike në bashkitë Prrenjas dhe Gramsh. Fidri nr. 3 i Nënstacionit Cërujë ka dalë jashtë funksionit, duke prekur 227 abonentë në zonat Katërlistë, Zgjupt, Kutërqarë, Dushan dhe Prrenjas Fshat. Ndërkohë, fidri nr. 6...