Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës ditën e sotme edhe përdorimin e fondeve të rindërtimit për tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit 2019 në Durrës dhe Shijak. Janë mbi 220 milionë lekë të reja të akorduara nga Qeveria, ku mbi 169 mijë do të jenë për Bashkinë Durrës dhe mbi 53 milionë lekë për Bashkinë Shijak. Vendimi: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 169 850 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë milionë e...