Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Prej disa ditësh duket se temperaturat kanë pësuar ulje, të shoqëruara me reshje shiu e madje sot në qarkun e Korçës, më konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë, janë regjistruar edhe reshje dëbore. Toger Eneida Doçi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim. Ditën e enjte, moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe të dobët. Megjithatë, do të ketë edhe reshje dëbore, kryesisht në juglindje-verilindje dhe në lindje të territorit, në lartësitë mbi 1000 m. Sa i përket fundjavës, ditën e premte parashikohet një situatë e qëndrueshme meteorologjike. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, por pa reshje shiu. Ditën...