Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu apo dëbore, por temperaturat e ulëta kanë qenë prezentë në të gjithë vendin. Konkretisht temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Valbonë në -18°C, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë. Në këtë kuadër, ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore. “Reshje shiu dhe dëbore nuk ka pasur përgjatë natës. Temperaturat gjatë natës ka qenë të ulëta deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha...