Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente rrugore në vend. Sipas të dhënave të INSTAT për muajin shkurt, grupmosha 25–34 vjeç paraqet numrin më të lartë të përfshirjes në to, duke zënë plot 27,8 % të totalit të rasteve të regjistruara në këtë periudhë. Por cilët janë faktorët që ndikojnë në këtë fenomen, që sjell pasoja të mëdha në rrugët e vendit, deri në fatalitete. “Shkaqet kryesore janë tek edukimi i tyre i dobët, tek mungesa e informacionit. Përdorin lëndë narkotike, është përhapur shumë, pinë alkool dhe këtë sjellje e shfaqin edhe kur drejtojnë automjetin dhe ecin me shpejtësi të tepruar, ka një besim të tepruar, i duket sikur ky fluturon”, tha eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha. Dy janë shkeljet që bëjnë më së shumti...
Burimi:
javanews.al