“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

Meteorologia Rezarta Xhakollari ka parashikuar sesi do të vijojnë të jenë kushtet e motit në ditët në vijim në vendin tonë. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, Xhakollari tha se tre ditët e para të javës që vjen do të sjellin një pranverë të parakohshme në vendin tonë, me temperatura nga 16 deri në 20 gradë celcius. Po ashtu Xhakollari tha se në fillimin e muajit mars pritet të shoqërohet nga një masë e nxehtë që vjen nga Mesdheu. Ndërkohë për ditët në vijim, Xhakollari tha se ditën e premte do të ketë mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Ajo shtoi se e shtuna dhe e diela do të jenë me diell, por me mot të ftohtë. “Sot patëm...