Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Me vettingun i cili nuk është mbyllur ende, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u nënkuptua se qytetarët i priste një drejtësi më e mirë, por jo. Ata janë të pakënaqur dhe këtë e tregojnë të dhënat e ankesave pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, institucioni përgjegjës për të hetuar shkeljet administrative tw njerëzve të drejtësisë. Për një vit pranë ILD depozituan ankesa ndaj gjyqtarëve të të gjitha shkallëve dhe prokurorëve, 8451 shtetas. Aktualisht 2051 prej tyre vijojnë të jenë ende nën verifikim nga inspektorët. Shqetësimet e paditësve apo atyre që kanë kërkuar angazhimin e ILD rezultojnë të njëjta si të viteve të kaluara, kohëzgjatje tej afateve ligjore të proceseve dhe zvarritje hetimore, vonesa në arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe dyshime për shkelje të paanshmërisë....