Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Prej 3 ditësh dhjetëra kamionistë kanë ngelur të bllokuar në Qukës, pas mbylljes së rrugës në Librazhd, duke e bërë të pamundur për të vazhduar më tej rrugën e tyre drejt Tiranës Sipas kamionistëve, këshilla e ARRSH bie pasi ata kanë bërë zhdoganimim e mallit dhe e kanë të pamundur që të futen në Maqedoni, pasi nuk ka një marrëveshje midis dy qeverive për këtë anomali. Ata tregojnë se përveç lodhjes, pritja e gjatë sjell dhe dëm të madh ekonomik. “Isha në Kapshticë, gjatë rrugës na njoftuan për mbylljen e rrugës. Ka 3 ditë nuk kemi asnjë njoftim. Na thanë që sot do hapej por është ende e mbyllur. Asnjë përgjigje asnjë gjë. Dëm i madh ekonomik, skemi asnjë përgjigje. Unë jam zhdoganuar, si bëhet...