Takim me Emergjencat në Gjirokastër/ “Lajmi i mirë”, Balluku: Niveli i Vjosës ka rënë në 6.5 metra. Jemi në gatishmëri

Takim me Emergjencat në Gjirokastër/ “Lajmi i mirë”, Balluku: Niveli i Vjosës ka rënë në 6.5 metra. Jemi në gatishmëri

Zv/kryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se situata nga moti i keq në jug të vendit po shkon drejt përmirësimit, pas mbledhjes së Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës. Ajo theksoi se niveli i lumit Vjosë ka shënuar një rënie prej 1.5 metrash, nga 8 metra në 6.5 metra, çka pritet të reflektohet pozitivisht edhe në zonën e Novoselës. Sipas Ballukut, rrugët në Gjirokastër janë të zhbllokuara, situata është nën kontroll dhe vetëm disa banesa në zonën e Memaliajt po inspektohen, ndërsa institucionet po qëndrojnë në gatishmëri për një përkeqësim të motit të parashikuar gjatë fundjavës. “Kemi përfunduar një mbledhje të Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës ku u diskutua e gjithë problematika e cila ndodh në këto momente në terren. Një lajm i mirë...