Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mjekët dhe stafin shëndetësor të Onkologjikut, ku theksoi rëndësinë e vlerësimit të punës së “bluzave të bardha” dhe kontributin e tyre në qindra mijëra ndërhyrje të suksesshme. Rama nënvizoi se një ngjarje e rëndë mjafton për të dëmtuar reputacionin e gjithë sistemit, ndërsa puna e përditshme dhe shërbimi ndaj pacientëve shpesh harrohen. Ai kërkoi adresimin e problemeve dhe rritjen e standardeve, duke theksuar se opinioni publik ushqehet me dinjitet nga përvoja e qytetarëve që kanë marrë shërbim shëndetësor. Gjatë takimit u njoftua gjithashtu hapja e një godine të re parkimi, që synon përmirësimin e sistemit të parkimit në zonën spitalore. “Duhet të vlerësohet puna e mjekëve. Natyrisht që rreth 600 mijë operacione të suksesshme. Mjafton një tragjedi për t’u kthyer kundër...