Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shqipërisë në Doha, Ermal Kaleci, u bën thirrje shqiptarëve në Katar që të qëndrojnë brenda banesave dhe rezidencave të tyre në rast sulmesh të mëtejshme me raketa nga Irani. Përmes rrjeteve sociale, Kaleci thekson se kushtet e nevojshme të sigurisë nuk janë të favorshme për të rifilluar aktivitetet normale të përditshme dhe se hapësira ajrore e Shtetit të Katarit vijon që të jetë e mbyllur. Postimi i plotë i Ermal Kalecit, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shqipërisë në Doha: Të dashur bashkatdhetarë,Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Katar po monitoron nga afër zhvillimet mbi situatën e sigurisë rajonale në tërësi, dhe në veçanti në Katar, në koordinim të ngushtë me Ministrinë për Evropën dhe Punët e...
Burimi:
javanews.al