Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë
Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara në pjesën e parë të ditës. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Në jug në orët e para të mëngjesit reshjet priten me intensitet deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 12 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -1 gradë celcius. Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, hera-herës lokalisht deri mesatar me shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, verilindje-lindje në...
Burimi:
javanews.al