Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet
Raporti më i fundit i Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka analizuar universitetet për vitin akademik 2024–2025. Në nivel kombëtar, rezulton se studentët e regjistruar në universitete private kanë mesatare më të lartë se studentët e regjistruar në IAL publike. Ndërsa vetëm 66.92% e totalit të kuotave janë plotësuar me regjistrime, çka tregon se nga 32 177 vende në auditorë, më shumë se 10 mijë prej tyre kanë mbetur bosh. Nga përpilimi i statistikave del në pah se ekselentët përbëjnë vetëm 8.6% të studentëve të regjistruar. Në krahasimin gjinor dhe të urbanizimit konstatohet se femrat kanë notë mesatare më të lartë se meshkujt dhe studentët e qytetit kanë performancë më të mirë akademike se ata të fshatrave. Nga 593 programe studimi në rang vendi, 5 prej...