Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit
Sot, më 23 shkurt, nis zyrtarisht Kreshma e Madhe, periudha më e rëndësishme e përgatitjes shpirtërore për Festën e Pashkës. Kjo kohë e shenjtë, që zgjat deri më 12 prill, është një udhëtim pendese, lutjeje, dhe reflektimi për të gjithë besimtarët e krishterë. Në këtë ditë të parë të Kreshmës, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përkujton Polikarpi i Smirnit, një nga etërit apostolikë dhe ndër martirët më të shquar të shekullit II. I lindur rreth vitit 69 pas Krishtit, ai ishte nxënës i Apostullit Gjon dhe shërbeu si episkop i qytetit të Smirna. Njoftimi i plotë: Polikarpi i lavdishëm, që ishte, sipas nxënësit të tij, Irineut të Lionit, “nxënësi i apostujve dhe familjar me ata që kishin parë Zotin”, lindi në Efes, në kohën e...
Burimi:
javanews.al