Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

Krishtlindja përfaqëson një nga ngjarjet më domethënëse shpirtërore për miliona besimtarë anembanë globit, të cilët e kanë Jezu Krishtin themel të besimit të tyre. Kjo festë nuk është thjesht një datë në kalendar, por një moment reflektimi mbi thelbin e marrëdhënies mes Zotit dhe njeriut. Sipas traditës së krishterë, më 25 dhjetor përkujtohet lindja e Jezusit, çasti kur Zoti u mishërua dhe hyri në botë si një foshnjë e pambrojtur, e lindur në kushte modeste. Ky akt përfaqëson një pikë kthese në historinë e shpëtimit, pasi shënon fillimin e një rruge dashurie dhe sakrifice hyjnore që arrin kulmin me kryqëzimin dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Tij mishëron paradoksin e madh të besimit të krishterë: fuqia dhe madhështia hyjnore e shfaqur përmes përulësisë...