Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Të shumtë ishin besimtarët që iu bashkuan thirrjes për t’u falur në sheshin Skënderbej në Tiranë, duke iu lutur Allahut për pranimin e agjërimit dhe për më shumë paqe e begati. Pas faljes së namazit, besimtarët shkëmbyen urime me njëri-tjetrin, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar përmes mikrofonit të RTSH-së, të gjithë besimtarët myslimarë duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe sociale të muajit të Ramazanit. “Gëzuar Fitër Bajramin! Uroj dhe shpresoj që muaji i Ramazanit të ketë qenë një muaj begatie, mirësie dhe faljeje të madhe. Ky muaj është një...
Burimi:
javanews.al