“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

Reinaldo Pipiria, ekspert i pasurive të paluajtshme, në një intervistë për “Dita Jonë” në A2CNN foli për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ai sugjeroi që qytetarët të marrin një vlerësues dhe të paguajnë sot tarifën prej 5%, pasi në të ardhmen “mund të jetë 15%”. “Unë do të sugjeroja që të merret një vlerësues, jepi vlerën maksimale të tregut dhe paguaje sot këtë tarifë, e cila është 5%, ndërkohë që nesër mund të jetë 15%”, thotë eksperti. “Mund të aplikosh në e-Albania, por sot ke dy mundësi. Ose do e vlerësosh pronën në atë nivel që shteti të tregon sa vlen prona, ose do e vlerësosh në nivelin që eksperti të tregon sa vlen prona. Në një ekonomi normale, unë do preferoja ta...