No Image Available

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

Tirana është sot, në atmosferë festive për Ditën e Verës, ndërsa në disa akse kryesore të kryeqytetit vijon kufizimi i qarkullimit të automjeteve, sipas masave të njoftuara më herët nga Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës.Për shkak të aktiviteteve që po zhvillohen në qytet, qarkullimi i mjeteve është kufizuar në disa rrugë kryesore. Sipas planit të masave, nga mbrëmja e 13 marsit, ora 22:00, deri sot në orën 18:00, është kufizuar qarkullimi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ish-Hotel Dajti, për të vijuar më pas në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali”, kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi” dhe deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”. Ndërkohë, nga ora 12:00 e së premtes deri në orën 02:00 të mëngjesit të datës 15 mars, është ndaluar qarkullimi...