Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha
Sot bëhen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, që solli për Shqipërinë një epokë të re. Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Më 20 shkurt 1991, dhjetëra dhe mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Në fakt, revolta popullore kishte nisur me protestat e studentëve në fund të dhjetorit për t’u shpërndarë më pas në çdo qytet të vendit. Busti u...
Burimi:
javanews.al