Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit
Punonjësit e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë kanë zbuluar, përmes një sonde me kamerë nëntokësore, një lidhje të paligjshme pranë terminalit lindor të autobuseve, përmes së cilës dyshohet se janë vjedhur prej disa vitesh qindra metër kub ujë në ditë, që duhet të shkonte në rubinetët e qytetarëve. Tubi përmes të cilit bëhej vjedhja e ujit nga rrjeti është vendosur në brendësi të tubacionit të ujërave të zeza. UKT ka vlerësuar se vjedhja në këtë zonë ka vazhduar të paktën për tre vjet, duke lënë pa ujë të pijshëm qindra familje. “Lidhja është bërë gjatë procesit të shtrimit të rrugës, është e vjetër dhe duket se është realizuar gjatë natës. Përmes kamerës identifikohen lidhjet e paligjshme, të cilat përmes GPS-i i lokalizojmë. Është bërë përmes...
Burimi:
javanews.al