Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE, ka rifilluar nënshkrimin e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike të krijuara deri më 31 dhjetor 2024, duke ofruar skema lehtësuese pagese për familjarët dhe bizneset. Familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët, klientët familjarë, si dhe bizneset dhe institucionet, mund të përfitojnë nga skema pagese me këste mujore të përshtatura sipas kategorisë së çdo klienti. Këstet mujore janë të përballueshme dhe shoqërohen me afate të qarta shlyerjeje, ndërsa në disa raste ofrohet edhe reduktim i kamatëvonesave, në varësi të mënyrës së pagesës së detyrimit. Administratori i FSHU, Algert Luzi, bëri të ditur se periudha e shlyerjes së detyrimeve për klientët familjarë mund të shkojë deri në 20 vite. Sipas tij, debitorët kanë mundësi të...