Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Situatë e rënduar në Gjirokastër, evakuohen familje në “Manalat”, probleme serioze në rrugën e Zagorisë
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë jugun e vendit kanë krijuar situata të vështirë në Qarkun e Gjirokastrës pasditen e sotme (7 janar 2026). Prefekti i Qarkut ka bërë të ditur përmes një raporti zyrtar të orës 16:00 se është dashur ndërhyrja për evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara të qytetit, ndërsa disa akse rurale janë bllokuar. Evakuime në lagjen muzeale Pika më kritike në qytetin e Gjirokastrës paraqitet në lagjen karakteristike “Manalat”, pranë shkollës “Naim Frashëri”. Për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet apo dëmtimet e banesave nga uji, Bashkia ka kërkuar dhe realizuar evakuimin e disa familjeve. Banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe aktualisht janë strehuar pranë të afërmve, në pritje të qetësimit të situatës. Bllokim total në Zagori,...