Situata nga reshjet e dendura/MIE: Grupet e punës ndërhynë kudo ku janë raportuar problematika

Situata nga reshjet e dendura/MIE: Grupet e punës ndërhynë kudo ku janë raportuar problematika

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq dhe përmbytjet, që kanë prekur disa qytete të vendit. Njoftimi  i MIE:  Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e vendit. Grupet e punës kanë qenë të pranishme në terren që në momentet e para të përkeqësimit të motit, duke ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika. Edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme strukturat nën varësinë e MIE kanë qenë të angazhuara në të gjithë territorin duke punuar për normalizimin e situatës. AKSET RRUGORE Akset që kanë pasur probleme me rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës: Rajoni Verior •Bajram Curri-Valbonë •Dushaj-Lekbibaj...