Situata në aksin Prekal- Ura e Shtrenjtë/ Denoncimi i deputetes së PD: Shembja e rrugës izolon Dukagjinin. Mungon energjia, qytetarët…

Situata në aksin Prekal- Ura e Shtrenjtë/ Denoncimi i deputetes së PD: Shembja e rrugës izolon Dukagjinin. Mungon energjia, qytetarët…

Deputetja e PD në Shkodër Greta Bardeli ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në zonën mes Prekali dhe Urës së Shtrenjtë, pas shembjes së një pjesë të rrugës.  Ajo thotë se kjo është një papërgjegjshmëri e treguar nga institucionet dhe braktisje e shtetit për qytetarët.  “Rruga mes Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë (Shkallë Logje), që lidh tre njësitë e Dukagjinit, si dhe shembja tjetër tek Gështenja e Thaçit, mbi fshatin Kir, që lidh Pultin me Shoshin. E gjithë zona aktualisht është pa energji elektrike.”, shprehet ajo.