Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Problematikat nga reshjet e fundit vijojnë të jenë të pranishme në zonën e Obotit, ku sipërfaqe të tokave bujqësore mbeten ende nën ujë dhe aksi rrugor që lidh fshatin me rrugën kryesore ka rreth 40–45 centimetra prezencë uji. Megjithatë, autoritetet raportojnë se niveli i ujërave është në rënie dhe deri më tani nuk ka banesa të rrethuara. Sipas të dhënave zyrtare, situata e emergjencave civile në territorin e Qarku Shkodër paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe në përmirësim. Në Bashkinë Shkodër vihet re një stabilizim i gjendjes, me tendencë të lehtë uljeje të nivelit të ujit. Në mbështetje të banorëve të Obotit janë vendosur në gatishmëri mjete të kalueshmërisë së lartë, të cilat do të ndërhyjnë sipas nevojave. Nga monitorimet e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit...