Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Ministria e Mbrotjes, ka dalë me një njoftim këtë të hënë, 12 janar, lidhur me situatën në vend nga moti i keq. Sipas njoftimit, qarku Shkodër mbetet një nga zonat më të prekura, ku Oboti dhe Dajçi vijojnë të përballen me rritje të nivelit të ujit si pasojë e prurjeve të lumit Buna e Drin, por dhe rritjet së nivelit të liqenit. Përllogariten të paktën 500 hektarë tokë bujqësore ende nën ujë në këto zona. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore ka prezencë uji deri në 120 cm, duke izoluar pjesërisht zonën. Në njësinë administrative Dajç, veçanërisht në zonën Urrelat–Shirq, uji ka dalë nga kanalet kulluese duke zgjeruar sipërfaqet e përmbytura. Në qarkun Lezhë, përmbytjet kanë prekur kryesisht tokat bujqësore, ku raportohen...