Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

Reshjet e 24 orëve të fundit në qarkun e Gjirokastrës kanë sjellë problematika të izoluara, kryesisht në infrastrukturën rrugore dhe furnizimin me energji elektrike. Në Bashkinë Tepelenë, në orët e para të mëngjesit të datës 5 janar 2026, janë shfaqur probleme në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’, si pasojë e rënies së inerteve nga shpatet malore. Aktualisht, rruga është e qarkullueshme me një kalim. Ndërkohë, në fshatin Nivicë, njësia administrative Kurvelesh, në zonën e quajtur Vreshtan, është evidentuar shkarje e dherave, ku rrezikohen 4 deri në 5 banesa. Kontraktori është njoftuar dhe është në terren për pastrimin e inerteve dhe rikthimin e situatës në normalitet. Gjithashtu, në njësinë administrative Kurvelesh është regjistruar një ndërprerje e energjisë elektrike prej 37 minutash,...