Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit
Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së pasurisë së qytetarëve përmes një projektligji të ri për sigurimin e detyrueshëm të banesave. Ky ligj nuk do të kufizohet vetëm te rreziqet sizmike, por do të zgjerohet edhe ndaj përmbytjeve, duke iu përgjigjur kështu hartës reale të rrezikut në vendin tonë. Në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ka zbërthyer rëndësinë e kësaj nisme, që e cilëson si një rekomandim të hershëm të Bankës Botërore që më në fund po gjen zbatim. “Si masë është e domosdoshme sepse momentalisht kemi vetëm ndërhyrjen e shtetit. Sado shteti të jetë i gatshëm të ndërhyjë, mund të vonojë. Ndërkohë që kur je i siguruar menjëherë kjo...
Burimi:
javanews.al